12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balansuesi”(video)

Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balansuesi”(video)

-Kur përkatësia etnike është kategori kushtetuese, na duhet ligj i ri. Me ligj do të parashihen jo vetëm barazia etnike por edhe ajo gjinore dhe gjithsecila, në të gjitha institucionet e sistemit, këtë e tha mes tjerash sot Arben Taravari nga VLEN pas shfuqizimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa siguroi se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është gati. Taravari tha se ligji është shumë më i mirë se mekanizmi i Balancuesit.

“Unë mendoj se marrëveshja mes nesh dhe VMRO-së ishte që ta përgatisim ligjin, ligji është i përgatitur, marrim mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej do ta procesuojmë në Parlament, besoj që do të ketë mirëkuptim prej të gjithëve dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë sesa instrumenti apo mekanizmi i Balancuesit. Uroj që të kemi përkrahje sepse më përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve është kategori kushtetuese, është e pakontestueshme, çdo gjë që është në Kushtetutë do të rregullohet me ligj. Besoj se së shpejti rregullohet me ligj”, deklaroi Taravari.

https://www.youtube.com/watch?v=6BJHt2zsim0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fina-online.net%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments