Largimi i kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi nga Fronti Europian për BDI-në nuk e rrezikon funksionimin e grupit parlamentar. Arta Bilalli-Zendeli nga kjo parti thotë se Thaçi sipas qëndrimeve të tij, do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të vazhdojë të jetë në koordinim dhe konsultim me kryetarin e integristëve, Ali Ahmeti.
Nga koalicioni në pushtet VLEN disa herëështë deklaruar se priten largime të deputetëve nga Fronti Euorpian. Për kryetarin e Besës, Bilall Kasami, ky është vetëm fillimi.
Po kështu nuk mendon Bilalli-Zendeli, të paktën tani për tani thonë se nuk ka zëra për ikjen e ndonjë deputeti nga opozitarja Fronti Europian.
Po aështë i gatshëm VLEN-i që ta pranojë në Qeveri kreun e PDSH-së? Kasami në ClickPlus tha VLEN nuk ka nevojë të bashkëpunojmë me një subjekt politik apo parti siç është Menduh Thaçi dhe PDSH-ja.
Largimin e tij nga Fronti Europian Menduh Thaçi zyrtarisht e konfirmoi mbrëmë, por sqaroi se do të vazhdojë të konsultohet me Ahmetin për interesatshqiptare, sikur se për procesin integrues dhe ndryshimet kushtetuese.