Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se nuk pendohet që ishte pjesë e Frontit Europian.
“Ne jemi padyshim fitues të zgjedhjeve tek shqiptarët! Kurrë nuk i bie pishman që kam qenë pjesë e Frontit Europian, sepse ideali im ishte që të mos fitojnë këta. Pika e dytë është se në Front koalicion janë boshnjakët, romët, turqit ndaj u thirrëm në koalicion multietnik. Unë nuk bëhem pjesë e qeverisë, me VMRO-në nuk kam pasur takime prej në muajin gusht”, tha Thaçi.