2.9 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Grushti më i fortë për këtë Qeveri është ndarja e...

Menduh Thaçi: Grushti më i fortë për këtë Qeveri është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se Qeveria aktuale mori grusht të fortë kur BE ndau Maqedoninë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

“Kjo qeveri e ka pasur një prirje negative ndaj procesit euro-integrues, ndaj edhe veprimet e qeverisë së kaluar duke nënshkruar marrëveshje paqësore e duke qenë pro BE-së, i nxiti maqedonasit të votojnë më mendësinë e dikurshme nacionaliste. U treguan kundër marrëveshjes së Prespës, kundër marrëveshjeve tjera paqësore, mirëpo tani e pamë që grushti më i fortë për këtë Qeveri është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së”, tha Thaçi. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments