13.3 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeBullgaria zyrtarisht refuzoi ndërmjetësimin e Orbanit – Mickoski pret sinjale nga Sofja!

Bullgaria zyrtarisht refuzoi ndërmjetësimin e Orbanit – Mickoski pret sinjale nga Sofja!

Politikanët e Bullgarisë duan ta futin temën e Maqedonisë në fushatën e tyre parazgjedhore – ka deklaruar Kryeministri Mickoski duke komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, lidhur me ofertën e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e cështjeve në raportet Shkup-Sofje.

Sipas tij, vendi nuk do të hyjë në këtë kurth, por se shprehet I gatshëm për të biseduar, sic thotë, për të gjetur zgjidhje sipas standardeve ndërkombëtare.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Ajo që u ofrua nga Kryesuesi I BE-së, Viktor Orban, është në emër të Presidencës së BE-së. Tani duhet të shohim sinjalet që vijnë nga Bullgaria. Disa dërgojnë sinjale, disa të tjera. Tek ne sinjali është I qartë – duam zgjidhje dinjitoze, kurse shantazhe dhe ultimatume nuk pranojmë”

Ndërkaq, Ministria e Jashtme Bullgare zyrtarisht refuzoi propozimin e Kryeministrit Orban që të ndërmjetësojë në kontestin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Përmes një komunikate drejtuar Qeverisë së Maqdonisë së Veriut thonë se integrimi evropian bazohet në merita vetanake dhe nuk lejohet ndërmjetësimi midis BE-së dhe vendit kandidat.

MPJ E BULLGARISË

“Lidhur me deklaratat e vazhdueshme të përfaqësuesve të RMV-së që vënë në pikëpyetje paraimin “pacta sunt servanda”, rikujtojmë se Shkupi shpalli si prioritet kryesor të politikës së jashtme aderimin në familjen evropiane sipas vlerave dhe rregullave. Kjo nënkupton respektimin e rreptë të obligimeve tashmë të njohura. Procesi i integrimit evropian bazohet në meritat vetanake dhe nuk lejon ndërmjetësimin midis BE-së dhe vendit kandidat. Garanca e vetme për sukses është përmbushja e kritereve dhe kushteve”

Javën e kaluar, përfaqëuesit e përhershëm të BE-së vendosën që ta ndajnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt aderimit në BE, kurse klasteri I parë i negociatave zyrtarisht do të hapet më 15 tetor. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments