10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePerinski: Kryetarëve të komunave do t’u merret mandati

Perinski: Kryetarëve të komunave do t’u merret mandati

Kryetarëve të komunave në të ardhmen do të mund t’ju merret mandati. Kjo paralajmërohet me ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, pasi që para pak kohësh kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski deklaroi se momentalisht sipas ligjeve, kryetarët e komunave janë shumë të fuqishëm.

Kjo ndodh edhe me kryetarin e Shkupit, Danella Arsovska, për të cilën edhe pse gjendja në qytetin e Shkupit është në kolaps dhe në të gjitha sferat e jetës situata është shumë shqetësuese, nuk ka mënyrë dhe masa me të cilat ajo mund të zëvendësohet. Tani për tani ende nuk është vërtetuar, por me shumë gjasa vendimi për marrjen e mandatit do të sillet me referendum.

Ministri Zllatko Perinski thotë se zgjidhja aktuale ligjore që është e vjetër më shumë se dy dekada nuk parasheh mundësi të tillë.

“Zgjidhja aktuale ligjore, më duhet ta theksoj se është më e vjetër se dy dekada dhe për momentin nuk parasheh mundësi për marrjen e mandatit të kryetarëve të komunave. D.m.th. kur kryetari i komunës në pajtim me shprehjen e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje do të marr mandat, nuk ka mundësi që më pas deri në përfundimin e mandatit t’i merret mandati. Pikërisht për këtë vlerësojmë se duhet të intervenojmë në këtë ligj përmes konsensusit të gjerë, të dëgjojmë edhe ekspertë internacional por gjithashtu edhe ekspertë vendas, të gjejmë zgjidhje të përbashkët e cila duhet të ndryshojë këtë anomali të ligjit”, tha Zllatko Perinski – ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Me ligjin e ri Perinski paralajmëron edhe polici komunale, e cila do të ketë për detyrë që të kryej kontroll të sjelljes së pahijshme të qytetarëve me higjienën dhe pajisjet urbane, si dhe me mbajtjen e rendit nëpër komuna.

“Shkatërrohen pajisjet urbane që investohet nga ana e vetëqeverisjeve lokale. Investohet e më pas mbetet plotësisht e pambrojtur. Andaj vlerësojmë se Ligji për veprimtari komunale që de-fakto është nën kompetenca të ministrive tjera duhet të përpunohet dhe ri-rregullohet në drejtim të sigurimit më të madh të ruajtjes së atyre institucioneve në pjesën e infrastrukturës nga vetëqeverisjet lokale, ndërsa qëllimi jonë është që policinë komunale të njohim në Ligjin për vetëqeverisje lokale që në të ardhmen të mund të parandalojmë gjendjet e tilla të devijuara”, shtoi Perinski.

Perinski paralajmëroi se edhe deri në fund të javës nga 6 ministri duhet të arrijnë propozime deri te Qeveria për miratimin e projekteve infrastrukturore që do të marrin mjete nga huamarrja nga Hungaria. Projektet që i kanë propozuar komunat janë kryesisht për rehabilitim të rrugëve si dhe për përmirësimin e sistemeve të kanalizimit dhe ujësjellësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments