3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri-FA: Kemi parakushte për zgjedhje të përbashkëta –Izet Mexhiti-VLEN: Kjo është...

Elmi Aziri-FA: Kemi parakushte për zgjedhje të përbashkëta –Izet Mexhiti-VLEN: Kjo është dëshirë e FE, zgjedhjet parlamentare janë larg

Opozitarja Fronti Europian vazhdon të ripërsëris deklaratën për protesta të mundshme. Deputeti i frontit Elmi Aziri në Daily Click thotë se do të përdorin të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon kushtetuta, për t’u organizuar politikisht dhe sipas tij për ta mbrojt të drejtën e tyre që shqiptarët të vendosin se kush i përfaqëson në institucione. Deputeti Aziri foli edhe për destabilizimin duke potencuar se nuk ekziston një gjë e tillë përveç se në kokën e partive në pushtet.

Domethënë priten edhe protesta?
-“Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim, nuk është se është ndërmarrë ndonjë vendim, por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, cili është objektivi jonë, legjitimiteti”, tha Elmi Aziri.

Aziri bëri të ditur se si koalicion do të bëjnë përpjekje që me zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm, të mbahen paralelisht edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Dështimi në ekonomi, dështimi në kohezionin e brendshëm, instalimi i nacionalizmit agresiv nëpër institucione, mendoj që janë parakushte më se të mjaftueshme që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme një ditë e më përpara”, deklaroi Aziri.

Mirëpo një gjë e tillë nga koalicioni qeverisës VLEN, më saktë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, tha se kjo është vetëm dëshirë e Frontit europian, por se zgjedhjet paralamentare janë larg.
-Kërkesa e tyre është që do të vijmë më vonë…
-Dëshira ose kërkesa?
-Dëshira po edhe kërkesa që në zgjedhjet lokale të ketë edhe parlamentare… po ajo është larg.

I ftuar në Daily Click, Elmi Aziri nga ASh e Selës foli për 100 ditshin e Qeverisë qe sipas tij, janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime. Aziri tha se, asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit VLEN nuk është i përfshirë në programin qeverisës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments