9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Ligji për gjuhët nuk ka mundësi të shfuqizohet

Izet Mexhiti: Ligji për gjuhët nuk ka mundësi të shfuqizohet

Ligji për gjuhët nuk ka mundësi të shfuqizohet garanton zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Në Click Plus, thotë se ligji për gjuhët duhet të avansohet sepse edhe ashtu nuk është i plotë, duke aluduar për termin 20% për gjuhën shqipe. Përmendë tre nene të ligjit, të cilat kanë të bëjnë me uniformat e policisë dhe armatës, bankënotat dhe procedurat e seancave gjyqësore.

Sa i përket ligjit për branitellat, thotë se i njëjti do të mbetet i bllokuar dhe deputetët e VLEN nuk do ta votojnë. I pyetur se nëse kalon ligji a do të japin dorëheqje, thotë se ata nuk bëhen bashkë me propozuesen e ligjit, Sllavjanka Petrovskën.

Për ligjin për branitellat, Mexhiti habitet me LSDM-në për atë se si nga parti demokratike përnjëherë kaloi në parti nacionaliste.

Propozuesja e këtij ligji Sllavjanka Petrovska, para disa ditësh mbylli dyert për përfshirje të mundshme të ish ushtarëve të UÇK-së, por bashkëpartiaku i saj Fatmir Bytyqi, la derë të hapur për të diskutuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments