0.3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIZET MEXHITI: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B...

IZET MEXHITI: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, me një fjalim përshëndetës e hapi sot punëtorinë me temë: “Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale”.

“Industria është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por për fat të keq ajo lë pasoja të rënda në mjedis. Ndotja nga instalimet e mëdha industriale ndikon në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe tokën që na ushqen. Prandaj, është detyra jonë t’i kontrollojmë këto ndikime dhe të promovojmë praktika më të pastra dhe më të qëndrueshme”, thekësoi Mexhiti, duke shtuar se Lejet e Integruara ekologjike janë vendimtare për të siguruar që çdo industri do t’i respektojë standardet dhe do të reduktojë ndotjen. Për këtë arsye, sipas Mexhitit, duhet t‘i përforcojmë procedurat për dhënien e këtyre lejeve, për të siguruar mbrojtje më të mirë të mjedisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments