27.6 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: LSDM-ja ka shfrytëzuar institucionet për thithjen e parave përmes tenderëve

VMRO-DPMNE: LSDM-ja ka shfrytëzuar institucionet për thithjen e parave përmes tenderëve

LEFKOV: TË HETOHEN PRONAT E VENKO FILIPÇES

LSDM-ja në pushtet ka shfrytëzuar institucionet për thithjen e parave përmes tenderëve. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE, të cilët thonë, se firma të afërta me LSDM-në kanë qarkulluar miliona euro nga Elektranat e Maqedonisë, REK – Manastir e deri në shëndetësi, duke drejtuar gishtin tek lideri aktual socialdemokrat Venko Filipçe.

“Revizori shtetëror gjatë revizionit të buxhetit 2021, që është bërë në 2023 tek një pjesë e procedurave për furnizime publike ka konstatuar parregullsi për mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe realizimit dhe për një pjesë të tyre janë nisyr procedura para organeve kompetente. Gjyqësori dhe Prokuroria me 2% besim, duket qartë se është e ngadalshme dhe nuk e sheh atë që e sheh i gjithë opinioni.

Duhet të hetojë dhe konstatojë se si Venko Filipçe ka 5 banesa në Shkup që paraprakisht nuk I ka paraqitur në listën anketuese, xhip luksoz, haciendë të familjes në Vodno. Kjo pronë duhet të kontrollohet se si është fituar. Miliona euro janë dershur përmes tenderëve të dyshimtë, kurse dyshime dhe parregullsi konstaton edhe Revizioni. Institucionet të mos presin dhe të nisin të veprojnë” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments