9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti takim me Lajçak dhe O’Brien në New York: Kosova është e...

Kurti takim me Lajçak dhe O’Brien në New York: Kosova është e përkushtuar për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, e të cilit iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Kurti ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments