NP “Pyjet kombëtare” është e zhytur thellë në borxhe dhe ato nuk janë 10 milionë, por mbi 20 milionë euro, tregon drejtori i i ri ndërmarrjes Zdrvako Trajanov. Thotë se e ka gjetur ndërmarrjen keq në të gjitha aspektet e mundshme, pa rroga dhe sigurime për të punësuarit dhe pa naftë për të dal në teren.
“Nuk ka ikje nga ajo që e trashëguam, për t’i thirrur ata njerëz që të na ndihmojnë sa të munden për normalizimin e financave dhe më thanë se borxhi nuk është 520 milionë 840 milionë denar plus 420 milionë kemi borxh ndaj MZHS dhe ju thash njerëz a është e mundur të mos dimë sa borxhe kemi”, tha Zdravko Trajanov – drejtor i NP “Pyjet kombëtare”.
Po çfarë ka ndodhur në vitin e fundit në këtë ndërmarrje që është zhytur kaq shumë në borxhe? Trajanov thotë se së fundmi janë punësuar 450 të persona me kohë të pacaktuar, ku në konkursin e fundit 32 janë pranuar si prerës dhe bartës, vetëm 2% nga ata janë punëtor pyjesh, ndërsa të gjithë të tjerët janë administrator, andaj edhe Ndërmarrja është ka hyrë në borxhe.
TV21: E kam të pa qartë situatën nëse janë pranuar në konkurs të Ndërmarrjes Publike për prerës dhe bartës ku paraqiten në vend pune ku rijnë? Çfarë punojnë, ku punojnë?
Zdravko Trajanov: Ata vijnë në punë paraqiten se kanë ardhur në punë megjithatë nuk I zbatojnë urdhrat nga udhëheqësi nga inxhinierët që të paraqiten për prerje dhe bartje por qëndrojnë në vendet ku qeveria e kaluar I ka shpërndarë në administratë”.
Drejtori Trajanov në DailyClick tha se pret që këta të punësuar t’i respektojnë urdhrat dhe punën e tyre për të cilën janë të pranuar, ose në të kundërtën ka ligj për ata që nuk respektojnë vendin e punës dhe nuk respektojnë rregullat. Sa u përket keqpërdorimeve tjera në Ndërmarrjen Publike, tha se janë pasojë e dhënies së shumë tenderëve për kompanitë private, të cilët vendgrumbullimet i kanë përplot me dru ndërsa ka filiale të Ndërmarrjes që nuk kanë dru.