18.5 C
Tetovo
E premte, 27 Shtator, 2024
BallinaLajmePritet ulje e çmimit edhe për 2500 produkte

Pritet ulje e çmimit edhe për 2500 produkte

Nga nesër hyn në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë çmimet e produkteve dhe të vendos rregull në tregti. Me këtë ligj përfshihen rreth 2500 produkte për të cilat marzhi i fitimit është i kufizuar në 10%, prandaj pritet të ulet edhe çmimi i tyre për 10%.

Sot përfundon periudha e përkohshme e Ligjit prej 6 muajve për të harmonizuar marrëveshjet me dispozitat e këtij ligji furnitorët dhe blerësit që kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me produkte ushqimore dhe bujqësore deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Në të kundërtën, ato marrëveshje do të bëhen të pavlefshme.

Dënimet për shkeljen e këtij ligji janë nga 350 deri në 500 euro, e deri në 20 mijë euro, varësisht nga madhësia e kompanive dhe tregtarëve. Me Ligjin, përveç rabatit të kufizuar, tregtarët nuk do të mund të arkëtojnë shpenzime shtesë për marketing, reprezentim si dhe për vendosjen e produkteve të caktuara në rafte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments