1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj do të punojnë për tejkalimin...

Ministria e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj do të punojnë për tejkalimin e problemeve në gjykatat juridike .

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Marcia Pallota, zyrtare e projektit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe ekipi i projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit”.

Me këtë, siç njofton Ministria e Drejtësisë, do të nxitet besimi i qytetarëve përmes krijimit të një sistemi drejtësie që do të jetë themeli i një shoqërie të drejtë.

Projekti ofron mbështetjen e nevojshme eksperte për Ministrinë për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit Sektorial për Gjyqësorin 2024-2028, si dhe aktivitete të tjera që synojnë përmirësimin e zgjidhjeve ligjore.

  • Është planifikuar që gjatë muajit të ardhshëm të fillojë me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike.
  • Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit të Monitorimit të Strategjisë Për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe politikës kundër korrupsionit, do të jetë i nevojshëm avancimi i dixhitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve të rendit dhe autoriteteve gjyqësore.
  • E gjithë kjo, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, do të ndihmojë vendin tonë të ndërtojë një sistem ligjor më të mirë, të përparojë drejt integrimit në BE dhe të sigurojë që reformat të jenë të qëndrueshme në afat të gjatë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments