6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: SDS nuk mund të pajtohet me faktin se në komuna po...

VMRO-DPMNE: SDS nuk mund të pajtohet me faktin se në komuna po fillon ofensiva më e madhe ndërtimore

SDS nuk mund të pajtohet me faktin se në komuna po fillon ofensiva më e madhe ndërtimore. 100 milionë euro nga buxheti do të jepen për projektet e komunave në mbarë vendin. Këto janë mjete që disa komuna me vite nuk i kanë parë dhe nuk kanë mundur të realizojnë një numër të madh të projekteve që nevojiten, thonë nga VMRO-DPMNE. Ky, siç theksojnë ata, është vetëm fillimi.

“Çdo vit 250 milionë euro para nga buxheti do të jenë në dispozicion të komunave për realizimin e projekteve kapitale.

Qëllimi i qeverisë është që Maqedonia të zhvillohet në mënyrë të barabartë, shpejt dhe fuqishëm.

Nëse SDS nuk beson në projekt, atëherë pse kryetarët nga partia e tyre e kanë dorëzuar dokumentacionin”, pyesin VMRO-DPMNE.

Ata vlerësojnë se SDS është hipokrite, “nga njëra anë të sulmojë projektin, nga ana tjetër të jetë e para që aplikon”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments