3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i...

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Së fundmi Gjykata Kushtetuese pezulloi Balancuesin, mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik, por e njëjta gjykatë pritet që në tetor të vendos edhe për Ligjin për Gjuhët, përcjell TV21. I pyetur nëse ka gjasa që gjykata të vendosë pezullimin edhe të këtij ligji, që tangon përdorimin e gjuhës shqipe, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet të shohim prapa dhe se nuk duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella.Assesi nuk duhet që të kthehemi pas, duhet gjërat t’i shohim se si të ecim përpara, duhet t’i shohim gjërat se si të instalohet një paqe e qëndrueshme dhe jo të bëjmë përpjekje, apo hyzmet t’i bëjmë krizave të thella që nuk na çojnë dhe nuk na ndihmojnë assesi”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments