0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiNë Kërçovë, Ohër dhe Strugë është asgjësuar ushqimi i pasigurt, janë gjobitur...

Në Kërçovë, Ohër dhe Strugë është asgjësuar ushqimi i pasigurt, janë gjobitur një market, gjellëtore dhe mishtore

Në kontrolle të jashtëzakonshme në Kërçovë, Strugë dhe Ohër janë asgjësuar 187 kilogramë ushqime të pasigurta dhe është shqiptuar gjobë prej 1400 euro. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se një market në Strugë është gjobitur me 1400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg.

Ushqimi në masën 15 kilogramë është asgjësuar, ndërsa për mospërputhjet e konstatuara është shqiptuar gjobë (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënjimi i papërshtatshëm i produkteve, shitja e ushqimeve të skaduara etj.).

Edhe në Strugë është gjobitur edhe një mishtore me 500 euro për vendosje të produkteve të pasigurta në treg. Janë asgjësuar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore.

Në Ohër, një gjellëtore është gjobitur me 500 euro, ku shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konstatuar mospërputhje dhe kanë asgjësuar 15 kilogramë ushqime të pasigurta gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm.

Në disa prej operatorëve janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, kryerja e një aktiviteti të pa miratuar nga AUV, mungesë e librezave sanitare për punonjësit e të tjera.

Përveç kontrolleve të jashtëzakonshme të shtuara, duke vepruar sipas ankesave dhe propozimeve të paraqitura, shërbimet inspektuese të AUV-së kryejnë kontrolle të rregullta në përputhje me Planin Vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, sipas AUV-së.

Nga aty shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë vendosur 2.433 masa inspektuese. U shkatërruan 37.6 ton dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments