Në emisionin “KOD” është trajtuar çështja e vjedhjes së rrymës elektrike në Maqedoni. Sipas emisionit është zbuluar një paisje që kushton mijëra euro me përdorim shumë të lehtë duke u vendosur vetëm në prizë dhe i manipulon matësit elektrikë ashtu që nuk i mat çdo kilovat të harxhuar.
Sips emisionit çdo vjedhës ka mundësi të kapet nga EVN pasi nga qendra mund të detektohen manipuluesit.
Edhe pse për vjedhjen e rrymës është paraparë dënim me burg deri në pesë vite, vetëm një e treta e rasteve të raportuara këtë vit kanë arritur në gjykatë.
Për më shumë ndiqeni emisionin: