14 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeMaqedoniFaton Ahmeti : Takuam kryetarët e degëve dhe funksionarët e partisë...

Faton Ahmeti : Takuam kryetarët e degëve dhe funksionarët e partisë të nivelit qendror

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka njoftuar për takimin e realizuar sot të Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe Sekretarit Organizativ,  Blerim Bexheti me kryetarët e degëve dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror, shkruan Top24.

Postimi plotë i sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti

Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments