14 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeKush është deputeti i BDI-së, të cilin Izet Mexhiti e akuzon për...

Kush është deputeti i BDI-së, të cilin Izet Mexhiti e akuzon për vjedhje milionëshe dhe pastrim parash?

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë ka dalë me akuzë të re për BDI-në dhe për fushën e lotarisë, transmeton TV21.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se pronar i kompanisë HEJ SHPKNJ është një deputet i BDI-së, por nuk zbulon emrin e tij.

Ai paralajmëron se perandoria e bixhozit po shkatërrohet.

Shkrimi i plotë i Izet Mexhitit pa ndërhyrje:

“Perandoria e bixhozit po shkatërrohet

Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore. Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së.

Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis.

Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit dhe përpara popullit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments