4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKush e vendosi tabelën në Bllacë? E logjikëshme pse Ejup Rustemi e...

Kush e vendosi tabelën në Bllacë? E logjikëshme pse Ejup Rustemi e mohon ?: Nga 2 korriku 2024, unë nuk jam më drejtor !(video)

Ish drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi, mohon të ketë gisht në vendosjen e tabelës pa gjuhën shqipe afër kufirit në Bllacë. Rustemi thotë se ai nuk është më drejtor që nga 2 korriku i këtij viti dhe kështu që nuk mund të jep urdhëresa të tilla. Madje Rustemi shprehet se udhëheqësia e tanishme e kësaj ndërmarrje e ka anuluar procedurën për ndërrimin e të gjitha tabelave informuese nëpër autostrada, të cilat duheshte të vendosen në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Unë kam dhënë urdhër që sinjalistika të respektohet në zbatimin e gjuhës shqipe.
Dhe ai urdhër është ndërprerë..
Unë nuk jam brenda në ndërmarrjen publike. Unë nga dy korriku nuk jam në Ndërmarrjen për Rrugë Shtetërore. Ndërmarrja “Rrugë Shtetërore” ka menaxhment tjetër, ai menaxhment tjetër menaxhon me të gjitha projektet. Tabela është vendosur tash shpejt, nga ajo që kam parë dhe informuar në media dhe nuk është vendosur kur kam qenë unë. Nuk mund të jap urdhër unë para dy muaj e gjysmë dhe pas dy muaj e gjysmë të vendoset urdhëri im”, deklaroi në Daily Click Ejup Rustemi – ish-drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments