Nga 1 janari, kush nuk ka patentë shofer me emrin e ri kushtetues, do të gjobitet në shumë prej 100 euro, sipas nenit 317 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor.
“Sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me rastin e drejtimit të mjetit motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete patentë shoferin dhe librin e shoferit të vlefshëm, të cilat është i detyruar t’i tregojë me kërkesë të punonjësit të policisë. Nëse nuk ka leje të vlefshme do të duhet të paguajë gjobë prej 100 eurosh në denarë”.
Patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues “Republika e Maqedonisë” nuk do të vlejnë pas datës 31.12.2024, andaj MPB apelon që ato të zëvendësohen me të reja me emrin e ri kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”.