Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti pati kritika për rrugën Shkup-Bllacë që sipas tij, duhej të ndërtohej në pjesën e lumit Lepenc ndërsa për tunelet, tha se rrit koston por edhe ngadalëson punimet, e për këtë, ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se duhet respektuar vendimet e ekspertëve dhe profesionistëve, nuk është drejtori ai që vendosë.
“Ne duhet të respektojmë vendimet e profesionistëve, të ekspertëve, unë nuk e kam zgjedhë trasenë si drejtor i “Rrugëve Shtetërore”. Kur bëhet përcaktimi i trasesë, së pari zgjidhet projektuesi. Projektuesi është i zgjedhur nga Komisioni Evropian, projektuesi i këtij projekti Shkup-Bllacë është Hilli amerikan që është zgjedhur nga Komisioni Evropian dhe është grand i tyre për projektimin e 12 kilometrave të autostradës. Kur zgjidhet projektuesi, detyrat e projektimit nuk i përcakton NP “Rrugët Shtetërore”, po i përcaktojnë ekspertët, konsulentët. Konsulentët e NP “Rrugët Shtetërore” është Fakulteti i Ndërtimtarisë, që profesorët e këtij fakulteti paraqesin detyrat e projektimit që në bazë të këtyre, bëhet zgjedhja e trasesë”, tha Ejup Rustemi