Në periudhën nga 9 deri më 15 shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, janë raportuar katër persona të vdekur, dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.
Nga data 9 deri më 15 shtator janë testuar gjithsej 285 mostra në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, që është rënie prej 36,5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me rënie rënie prej 48,6 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Në javën aktuale janë regjistruar të sëmurë në komunat e tetë qyteteve. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë.
Personat e sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshën mbi 60 vjeç.
Gjatë vitit 2024 dhe deri më 15 të këtij muaji, në vend janë regjistruar gjithsej 1560 të sëmurë dhe 20 të vdekur të lidhur me Covid-19.
Që nga shfaqja e rastit të parë të Covid-19 më 26 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 351,876 pacientë me Covid-19 dhe 9,999 vdekje të lidhura me këtë virus