3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQendra Klinike në Shkup do të ketë vetëm një drejtor

Qendra Klinike në Shkup do të ketë vetëm një drejtor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot njoftoi se së shpejti do të prezantohet një drejtor për të gjithë Qendrën Klinike dhe disa spitale do të bashkohen me qendrat shëndetësore.

Taravari theksoi se në vitin 2017, kur ishte ministër i Shëndetësisë, ka shkarkuar rreth 30 drejtorë ekonomikë, ndërsa 10 deri në 15 të tjerë kanë mbetur të pazgjidhura.

“Një drejtor ka marrë pagë afërsisht 1.500 euro. Me këto mjete, në vend që të paguajmë rrogë për një drejtor që nuk është i nevojshëm në administrimin e Klinikës, ne mund të investojmë në shëndetësi – pajisje të reja, ndërtime të objekteve të reja, renovim të klinikave dhe institucioneve publike shëndetësore.

Qëllimi është rritja e investimeve në shëndetësi, jo mbajtja e posteve të panevojshme administrative.

Ky synim nuk është i ri dhe në vitin 2017 kur kam qenë ministër kam shkarkuar rreth 30 drejtorë dhe kanë mbetur edhe 10 deri në 15”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments