Ka përfunduar tërësisht regjistrimi i dëmeve në Njësinë rajonale të bujqësisë në Tetovë. Dokumentacioni i kompletuar javën e ardhshme do të dërgohet në komisionin e shkallës së dytë në Qeveri, ku edhe do bëhet vlerësimi i dytë i lëndëve dhe në bazë të çmimeve të tregut, do vendoset edhe shuma e dëmshpërblimit për bujqit e Pollogut. Sipas informatave të Ministrisë së Bujqësisë, dëmshpërblimi i bujqve do të jenë në lartësi prej 30 për qind nga çmimi aktual i fruta-perimeve në treg.
“Jemi në fund. Kishin mbetur shtatë apo tetë persona që ishin jashtë kontaktit por i gjetëm dhe gjatë javës do kryhet komplet. 531 aplikim është bë për dëmshpërblim. Procedura e parë e fotografimit në vendngjarje është kryer, tani faza e dytë është e marrjes së të dhënave nga të ardhurat mesatare dhe çmimet në bujqësi për tre vitet e fundit dhe ti formojmë çmimet. Kemi nisur fazën e dytë janë duke u kompletuar çmimet, dhe faza e tretë e kontrollit në Shkup dërgohen. Sipas Ligjit aktual, dëmshpërblimi do jetë me 30 për qind nga dëmi i shkaktuar. Pra nëse kemi konstatuar në ndonjë mbjellje 100 për qind dëm, dhe nëse vlen shembull 10.000 euro, dëmshpërblimi do jetë 3333 euro”, tha Mirko Martinovski. Shef i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.
Zëvendës ministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, për Alsat është shprehur se po punohet për dëmshpërblimin e bujqve të Pollogut.
“Është formuar një komision Qeveritar me këtë çështje prej disa ministrive që ndërlidhen. Dhe bashkë me komisionet komunale po bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi. Ne jemi të interesuar që ti ndihmojmë gjithë të dëmtuarit edhe ata që nuk kanë pasur kontrata me qëllim që të gjithëve t`iu dalim në ndihmë”, u shpreh Flakron Bexheti. Zëvendës ministër i Bujqësisë.
Sipas dinamikës aktuale dëmshpërblimi i bujqve nuk pritet të përfundojë këtë vit, duke pasur parasysh numrin e madh të lëndëve dhe rivlerësimi i tyre që do duhet të bëhet nga komisioni i shkallës së tretë, pra ai i Qeverisë. Në vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut, qindra bujq pësuan dëme të shumta në të mbjella. Dëme pati edhe në objekte banimi./Alsat.mk