7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti para Lajçak: Serbia po përdor krijimin e tensioneve në Kosovë si...

Kurti para Lajçak: Serbia po përdor krijimin e tensioneve në Kosovë si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024. Pjesë e këtij paneli kanë qenë edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryediplomatja e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gjatë adresimit, Kurti ka thënë se strategjia e Serbisë është krijimi i tensioneve në Kosovë dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, “duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme”.

“Theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar. Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Kurti ka deklaruar se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?” në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Pjesë e panelit ishin edhe Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanović, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Moderator ishte Presidenti i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, Momčilo Radulović.

Gjatë adresimit të tij, kryeministri Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme.

Theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike.

Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments