5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKuvendi në RMV, rrëzoi Propozim Ligjin e lojërave të fatit,të propozuar nga...

Kuvendi në RMV, rrëzoi Propozim Ligjin e lojërave të fatit,të propozuar nga Fronti Europian.

Kuvendi ka rrëzuar propozim-Ligjin e lojërave të fatit i propozuar nga Fronti Evropian përmes të cilit parashikohej mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit online, distancimi i tyre dhe funksioni vetëm në hotele me 5 yje. Arsyetimi i shumicës parlamentare ishte se me këtë ligj, Fronti Evropian nuk pretendon të zgjidh çështjen e lojërave të fatit por vetëm provokon sa për pikë ditore politike. Aktualisht organet e rendit janë duke hetuar indikacione mbi mënyrën jo të ligjshme se si janë ndarë licenca për kazino dhe lojëra të fatit online nga Lotaria Shtetërore. Ligji aktual në fuqi u soll në shkurt të këtij viti nga shumica e atëhershme, ndërsa më pas u tentua edhe një plotësim i ligjit, por që dështoi për shkak të mos mbështetjes nga LSDM-ja, ndërkohë në lexim të tretë, kur paraprakisht nuk ishte dekretuar nga ish presidenti Stevo Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments