Për 90 minuta zv.Presidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump janë përballur në debatin e parë që mund të jetë edhe i fundit para garës së 4 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel sjell një përmbledhje të debatit, batutave, akuzave dhe fyerjeve që dy kandidatët lëshuan në drejtim të njeri tjetrit të martën në mbrëmje.
Harris: Ne do ulim taksat për familjet e klasës së mesme 6000 dollarë. Zbritje tatimore 50,000 dollarë për bizneset e vogla. Kurse Trump do punojë kundër tyre.
Trump: Nuk kam taksë shitje, por tarifa. Vendet e ndryshme do na paguajne tarifat që na kanë borxh. Kur isha ne fuqi kishim tarifa por jo inflacion. Tani kemi inflacionin ndoshta më të madh në histori. Kjo po shkatërron klasën e mesme. Njerëz nga burgjet e vendeve të tjera po marrin punët e njerëzve tanë, duhet t’i përziejmë këta njerëz.
Harris: Ne kemi pastruar atë që la Trump. Presidenti Trump ka një plan të rrezikshëm projekti 2025.
Trump: nuk kam asnjë lidhje me projektin 2025. Ekonomia jonë kur e lamë gjatë pandemisë ishte me e mirë se kurrë. Furnizuam botën me maska dhe bombula dhe krijuam shumë vende pune.
Harris: Goldman and Sachs ka thënë se planin Trump është i plan i keq për ekonominë. Dhe ka mbështetur planin tim për ekonominë
Trump: Ajo s’ka plan. Plani është kopje e planit të Biden. Plani i saj janë kater fjali të kopjuara. Ajo është një marksiste. Babai i saj ka qenë marksist. 21 milionë njerëz, më shumë se shteti i New Yorkut, shumica kriminelë, kane ardhur në vendin tone. Ata dhe kjo kanë shkatërruam vendin.
Trump: Arsyeja pse po votoj kundër abortit është se tani ata kanë abortin deri ne muajin e 9. Këta janë radikalë. Zgjedhja e saj për zv president është një nga ata që mbështesim abortin në muajin e 9 deri pasi të ketë lindur që quhet vrasje. Kjo cështje na ka ndarë për 50 vjet. Të gjithë donin ta çonin në shtete por të paktën ne e çuam votën tek njerëzit.
Harris: Siç thashë do dëgjoni shumë gënjeshtra. Në mbi 20 shtete tani ndalohet aborti. Për shkak të Trump dhe në rastin kur ka përdhunim. Trump nuk duhet ti thotë njerëzve cfarë të bëjnë. Viktima incesti apo përdhunimi nuk duan Trump ti thotë çfarë të bëjnë. Në projektin 2025 të Trump do ketë një ndalim aborti.
Trump: Unë bëra atë që nuk mendoi asnjë që ishte e mundur. Sa për ndalimin e abortit, nuk jam pro. Por ska rëndësi sepse nuk varet nga unë por shtetet. Njësoj si me kreditë e studentëve që nuk u miratua edhe pse u trumbetua nga Harris dhe bosi i saj që është në plazh
Harris: Mbështes rifutjen e mbrojtjes së të drejtës për abortin. Gratë që punojnë dhe nuk munden të përballojnë shpenzimet duhet të udhëtojnë në shtete të tjera për të marrë shërbim shëndetësor.
Trump: Një tjetër gënjeshtër. Sa për in vintron kam qenë lider për fertilizimim. Pse nuk e pyesni a i mbështet abortin në muajin e 7?
Harris: Trafikimi ilegal i drogës në kufi mund të luftohej me ligjin që propozuam ne që e ndaloi Trump. Ju ftoj të shkoni tek një nga mitingjet e tij. Ai flet për karaktere fiktive dhe s’flet asnjëherë për njerëz si ju.
Trump: Asnjë nuk shkon tek mitingjet e saj. Ajo i paguan njerëzit për të marrë pjesë. Do përfundojmë në luftën e 3 botërore me këtë që kanë bërë. Në Springfield ilegalët po hajnë kafshët qentë e macet e banorëve. Do përfundojmë si Venezuela me steroide.
Harris: Kjo është një nga arsyet, ektremizmi i tij, që kam mbështetjen e 200 republikanëve, përfshirë çiftin Cheney. Ish stafi i tij e quan atë të pa përshtatshëm.
Trump: Unë jam ndryshe. Unë ata njerëz i kam pushuar nga puna. Këta skanë pushuar asnjë nga puna. Shikoni inflacionin ekonominë. Kjo është mënyrë e mirë për të mos shkruar kundra teje. Por unë kam marrë më shumë vota se cdo republikan në histori.
Trump: Për 6 Janarin, unë i thashë mbështetësve hajdeni paqësisht. Asnjë nuk u vra në anën tjetër. Kur do dënohen ilegalet që kryejnë krime këtu apo ata që dogjën Minneapolis? Skam bërë asgjë në 6 janar thjesht një fjalim. I ofrova gardistë, por Pelosi dhe Kryetari i Bashkisë së Ëashington DC janë përgjegjës.
Harris: Isha atje atë ditë. Ai realizoi një plan për të dhunuar institucionin e Kongresit. Të gjithë ata që e mbajnë mend 6 janarin u them të mos shkojmë mbrapsht. Ti japim fund kaosit. Nëse përfundimi i këtyre zgjedhjeve nuk është pro Trump ai ka thënë se do këtë gjakderdhje
Trump: ka qenë në kontekstin e energjisë dhe është hedhur poshtë. Këta mund të firmosin mbylljes e kufirit. Mund ta çojnë Presidentin nga gjumi dhe ai vetëm duhet ta firmosë. Ka shumë prova që fitova, kisha marrë 75 milionë vota. Më shumë se askush.
Harris: Liderët botëror e tallin Trump dhe e quajnë një turp, duke iu referuar të gjitha atyre çështjeve që ka humbur.
Trump: Viktor Orban, një lider i fortë, ka thënë, kur e pyetën pse është Bota në këtë gjendje, ai tha duhet të kthehet Trump: “ai ishte presidenti që e kishin të gjithë frikë”. Dhe do ju them nje sekret: Biden e urren këtë.
Harris: Hamas vrau 120 izraelite dhe Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Por gjithashtu shumë palestinezë kanë vdekur dhe ka rëndësi sesi e mbron veten Izraeli. Kjo duhet të ndalojë. Gjithmonë do i jap Izraelit të drejtën për tu mbrojtur sidomos kundër Iranit dhe Hamas me një zgjidhje dy-shtetëshe
Trump: Po të isha President nuk do kishte ndodhur, as Ukraina. Irani ishte i falimentuar nën presidencen time. Izraeli s’do ekzistonte dy vjet mbas presidencës se Harris. Do i zgjidhja këto dhe do i bëj përpara së të bëhem President.
Harris: Ai po tenton të heqë vëmendjen nga dështimet e tij. Ai admiron diktatorët. Ai mbështeti Putinin në Ukrainë dhe i shkruajti letër ‘dashurie’ Kim Jon Un-it.
Trump: Putini e mbështeti këtë javën e kaluar. Se liderët e vendeve të tjera i duan meqë janë inkompetentë dhe të dobët. Interesi i Amerikës është që lufta në Ukrainë të përfundojë.
Harris: Falë mbështetjes sonë, Ukraina qëndron si shtet i pavarur. Axhenda e Putinit nuk është vetëm Ukraina. Europa është falenderuese që ju sot nuk jeni President. Nëse Putin do kishte marrë Ukrainën, rradhën do ta kishte Polonia.
Trump: Biden çoi Harris të negocionte me Zelenskin dhe Putin dhe 3 ditë më pas nisi lufta.
Harris: Donald Trump si president negocioi një nga marrëveshjet më të dobëta që mund të imagjinoni,” thotë ajo, duke iu referuar negociatave të tij me talebanët.
Trump: Unë u përfshiva me talebanët sepse talebanët po bënin vrasje.
Marrëveshja që çoi në tërheqjen e SHBA ishte një marrëveshje e mirë. Nëse do të isha ende president gjatë tërheqjes, asnjë shtetas amerikan apo pajisje ushtarake nuk do të liheshin pas. Ata e shpërthyen administratën e Biden.
I thashë Abdul, ‘mos e bëj më. Bëje më, do të kesh probleme. I dërgova Abulit një fotografi të shtëpisë së tij dhe ai më pyeti “përse ma ccon këtë foto”. Pas kësaj talebanët nuk bënë më vrasje