5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTensionet te kisha në Gallatë i ka bërë një grup kriminel i...

Tensionet te kisha në Gallatë i ka bërë një grup kriminel i ardhur nga komunat tjera, vlerësoi Shabani

Problemet dhe ngritjen e tensioneve rreth rikonstruimit dhe rregullimit të oborrit të kishës Sveta Petkë në Gallatë i shkaktuan njerëzit nga komunat fqinje, tha njeriu i parë i komunës Vrapçishtë, Isen Shabani, duke i karakterizuar si grup kriminel, raporton MIA.

Vlerësimi i kryetarit Shabani vjen pas ngjarjeve gjatë dy ditëve të kaluara me aksion policor për arrestim, protestë, reagime dhe ankesa në rrjetet sociale në lidhje me rastin.

Kryetari Shabani tha se ka pasur takim me sekretarin e Dioqezës së Tetovës – Gostivarit dhe nga ai ka marrë informacion se personat të cilët kanë punuar rreth kishës nuk janë pjesë e këshillit të kishës së fshatit në Gallatë.

“Pas këtij akti qëndron edhe një grup tjetër qytetarësh që kanë kryer këtë vepër penale. I them këtij grupi kriminal që për çdo problem, nevojë, t’i trajtojë në rrugë ligjore, sepse në këtë rast kanë bërë uzurpim dhe rrënim të vendit”, tha Shabani, i cili sqaroi që nuk ka kërkesë për rindërtimin e kësaj kishe.

Ai theksoi se në komunën që ai menaxhon mbretëron bashkëpunimi dhe bashkëjetesa dhe ata që tentojnë të krijojnë përçarje dhe tensione ndëretnike duhet ta bëjnë këtë në komunat nga vijnë, duke theksuar Tetovën dhe Gostivarin fqinj. Shabani sqaroi që administrata komunale që nga mëngjesi po punon normal.

Dioqeza me anë të një kumtese ka konfirmuar se kryeprifti i Gostivarit, kryeprifti-stavrofor Marjanço Madevski, i shoqëruar nga avokati dioqezan dhe pjesë e bordit kishtar, kanë pasur takim me Shabanin. Qëllimi i takimit është gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët paqësore ligjore për kalvarin në Galate në frymën e bashkëjetesës tradicionalisht të mirë ndërfetare në Gostivar.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot (11.09.2024) ka realizuar takim me përfaqësuesit e kishës në fshatin Gallatë, ku u kërkua shmangia e tensioneve ndëretnike.

Më 10 shtator në rrjetet sociale është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihen ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim,

Kurse në lidhje me informacionet e pavërteta të publikuara që shpërndahen edhe në rrjetet sociale, të cilat janë marrë nga disa media dhe i referohen një ngjarjeje në afërsi të objektit fetar në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton opinionin se prokurori publik nuk ka nxjerrë urdhër për ndalimin ose mbajtjen e asnjë personi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments