10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Ligjin e gjuhës e prezentoi Izet Mexhiti në vitin 2017 në...

BDI: Ligjin e gjuhës e prezentoi Izet Mexhiti në vitin 2017 në Kryesinë e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qytetarët janë të shokuar nga gënjeshtrat brutale dhe të përditshme të humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO, të prirë nga Izet Mexhiti, për gjuhën zyrtare shqipe dhe përpjekjen e Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar atë. Në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët. Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?! Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019. Po atë ligj, Taravari pretendon se ai e ka sjellur, në shumë deklarata publike, edhepse në Qeveri nuk e ka hapur gojën kur është miratuar ligji”, vijon reagimi i BDI-së.

“Izeti dhe VLEN-i si vazal dhe pa legjitimitet, janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të VMRO-së dhe çdo sulm ndaj shqiptarëve mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI dhe Fronti Evropian. Kështu ndodhi edhe me emërimin e Stoilkoviqit të Putinit për ministër të Marrëveshjes së Ohrit, heqjen e Balancuesit, ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, me nënçmimin e presidentes së Republikës së Kosovës, me tentimin për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani… e deri me përgatitjen e terrenit për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Shqiptarët po poshtërsohen dhe nënçmohen nga sherbëtorët e VMRO DPMNEsë dhe po kthehen 30 vjet pas me të drejtat e tyre si qytetarë të rendit të dytë”, mbyllet reagimi i BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments