9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQytetari nga Shpkovica e bën për “pesë pare” Billall Kasamin

Qytetari nga Shpkovica e bën për “pesë pare” Billall Kasamin

I nderuar z.Kasami!


A e llogaritni Shipkovicën si pjesë të territorit të komunës që drejtoni?

Me sa mbaj mend ditën e zgjedhjeve të fundit për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.Ju ishit prezent me orë e ditë të tëra në Shipkovicë për të nxjerrë vota për partinë tuaj Besa. Ndërsa sot kur në Shipkovicë po luftohet me zjarrin as një ngushëllim e as një vizitë si kryetar komune dhe parti në pushtet që jeni nuk e patë të arsyeshme të realizoni. Sa për të tjerat gjëra, premtimet tuaja ndër vite siç janë funksionet drejtuese e punësimet e ndryshe e dimë që keni harruar sepse skeni forcë kërkimi si pjesë e qeverisë, keni shumë pak kulaç sa për të rehatuar rrethin tuaj dhe tarafin e Llërcës.

Një aktivist i fshatit tonë na tregoi se si funksionar i juaji i lart u ka thanë se çfarë kërkoni ju keni humbur në Shipkovicë, mirë ua keni bë se at kanë kërkuar se asnjë parti politike opozitare nuk ka arrit të mare vota sa morën këtë rend aktivistët e juaj që tash nuk i llogarisni fare.

Nejse, punë e mbrendëshme e juaja si kryetar partie dhe kryetar komune, mes jush dhe aktivistëve tuaj. Por si banor i Shipkovicës dhe Malësisë ju kërkoj publikisht që të mendoni për ne malësorët e Malit Sharr të organizoni një pikë të zjarrfiksëve që të mund të intervenohet më shpejt në vend se të bëni pika në Bervenicë e Bogovinë sepse me rend e ka një transportues zjarrfikse të shkojë në Bozofcë e në çdo fshat të Malësisë së Sharrit se sa në Bervenicë e Bogovinë. Dhe për fund na vizitoni të na pyesni për hallet tona edhe pa pasur fushat parazgjedhore sepse dita e zgjedhjeve të reja për kryetar komune po afron dhe Malësia e Tetovës din mirë të vlerësojë atë dite.

Ejup Shabani

https://gazetapapirus.com/qytetari-nga-shpkovica-e-ben-per-pese-pare-billall-kasamin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments