Ish-nënkryetari i Qeverisë dhe deputeti i LSDM-së, Fatmir Bitici, nuk pajtohet me qëndrimin e partisë për marrjen në pyetje të Gashit.
Në një deklaratë për mediat që raportojnë në gjuhën shqipe, ai e quajti pyetjen e LEVICËS nacionaliste dhe ksenofobike dhe tha se nuk mund të gjejë asnjë argument për ta mbështetur.
Ndryshe nga ai, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se partia dje ka mbajtur qëndrim se do ta mbështes interpretimin kundër Gashit që e ka paraqitur e majta.