-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaHarris thellon epërsinë ndaj Trump, sondazhet e Reuters e Ipsos: Kandidatja demokrate...

Harris thellon epërsinë ndaj Trump, sondazhet e Reuters e Ipsos: Kandidatja demokrate kryeson me 4 pikë

Kandidatja demokrate për garën presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara Kamala Harris ka thelluar epërsinë e saj në sondazhe ndaj rivalit të saj, ish presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo është ajo çfarë tregon një sondazh I publikuar këtë të enjte nga agjencia e lajmeve Reuters në Bashkëpunim me Kompaninë Ipsos në nivel kombëtar.

Harris kryeson ndaj Trump me 4 pikë ose e thënë ndryshe 45% e Amerikanëve në këtë sondazh deklaruan se do të votonin kandidaten Demokrate në 5 nëntor ndërsa 41% e amerikanëve thane se do të votonin ish presidentin Trump.

Sondazhi i Reuters dhe Ipsos tregoi gjithashtu një epërsi të Harris me 13 pikë diferencë ndaj Trump  tek votueset femra dhe tek Hispanikët me 49% të votave për Kamala Harris dhe 36% të votave për Donald Trump në këtë grupim.

Nga ana tjetër Donald Trump kryeson mbi Harris me 2 pikë diferencë sa i përket meshkujve dhe votuesve të bardhë.

Rezultatet e sondazhit më të fundit nga Agjencia e Lajmeve Reuters dhe Kompania Ipsos tregojnë sesi gara presidenciale e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u trondit nga dorëheqja e Joe Biden si kandidati i demokratëve.

Që prej kur Kamala Harris është zgjedhur si kandidatja Demokrate për Garën Presidenciale të nëntorit, Donald Trump kandidati i republikanëve në këtë garë ka humbur epërsinë e tij pothuajse në të gjitha sondazhet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments