12.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeHapet dega e Postës së Kosovës në qendër të Mitrovicës Veriore

Hapet dega e Postës së Kosovës në qendër të Mitrovicës Veriore

Dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka nisur punën të enjten njofton Kosovapress. Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë aktivitetit për çeljen e degës së postës së Kosovës në Mitrovicë, ishin të pranishme edhe forca të Policisë së Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të marrin shërbime.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se ekzekutivi do të vazhdojë me aktivitete të tilla për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve. 

Një grup i subjektit politik Demokracia Serbe e kundërshtuan hapjen, duke e përcjellë gjithë procesin me fishkëllima. 

Hapja e degës së Postës së Kosovës vjen pas mbylljes së nëntë degëve ilegale të Postës së Serbisë, të cilat vepronin brenda territorit të Kosovës pa licencë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments