Qytetarët e të Komunës së Tetovës vijojnë të jenë të revoltuar për rritjen e tatimit në pronë. Në këtë drejtim, shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) kërkoi nga komuna që të jetë transparente dhe të tregojë arsyet e vërteta të kësaj rritjeje, raporton Portalb.mk.
Muajt e fundit qytetarët e Tetovës kanë pranuar fatura shumë më të larta nga ato që pranonin viteve të kaluara për tatimin në pronë. Kjo ka nxitur revoltë te qytetarët.
Arsyetim nga Komuna e Tetovës kanë kërkuar edhe shoqata Më Mirë për Tetovën, ata kanë dorëzuar një kërkesë në komunë ku kërkojnë: arsyen e rritjes së tatimit në pronë, metodologjia e vlerësimit të tatimit në pronë, përqindjen e inkasimit në vitin 2022 dhe 2023.
Komuna e Tetovës në fillim të këtij muaji sqaroi se është bërë rivlerësim i pronave në përputhje me çmimet e tregut.