10.3 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota'Lufta Kinë-SHBA, e pashmangshme', Pentagoni ngre alarmin: Ta kthejmë vëmendjen në Azinë...

‘Lufta Kinë-SHBA, e pashmangshme’, Pentagoni ngre alarmin: Ta kthejmë vëmendjen në Azinë Lindore

Shtetet e Bashkuara dhe Pentagoni janë duke menduar për të ardhmen e pas luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Rritja ekonomiko-ushtarake e Kinës shikohet me shqetësim në Washington, kështu shkruan media e njohur amerikane, Wall Street Journal në një editorial të sajën, ku bazohet në raporte dhe intervista me ekspertë të ndryshëm.

Ndërsa pranon varfërimin e stoqeve, Pentagoni vë në dukje se SHBA është gati për të gjithë skenarët e mundshëm, duke përfshirë edhe një luftë në shkallë të plotë me Kinën, të cilën ajo thotë se nuk e konsideron as të afërt dhe as të pashmangshme, citon Wall Street Journal.

Brenda Partisë Republikane, zëra me ndikim duke përfshirë kandidatin për zëvendëspresident JD Vance, kanë vënë në dukje paaftësinë e Amerikës për të prodhuar municione të mjaftueshme si një arsye më shumë për të braktisur Ukrainën dhe angazhimet ndaj sigurisë evropiane.

Ata thonë se SHBA duhet të përqendrohet në një zonë që ka vërtet rëndësi: Azinë Lindore. “Shtetet e Bashkuara janë thelbësisht të kufizuara”, tha Vance në një fjalim të para disa muajve në Gjermani.

Republikanët kanë një tjetër qasje për frenimin e Kinës.

Një qasje e mundshme e konsideruar brenda orbitës së Trump do të ishte përpjekja për e “Kissinger-it” por këtë herë në rastin e kundërt”, një referencë ndaj marrëveshjes së ish Sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger me Kinën komuniste e cila çoi në ndarjen e Pekinit nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970.

Ideja këtë herë është të josh presidentin Vladimir Putin drejt SHBA-së, larg lidhjes së tij forcuese me udhëheqësin kinez Xi Jinping, në kurriz të Ukrainës dhe Evropës.

“Një nga gjërat që Amerika duhet të bëjë, nga një perspektivë thjesht strategjike amerikane, është të gjejë një mënyrë për të pasur një pazar të madh me Rusinë,” tha Sumantra Maitra, drejtore e kërkimit në Institutin e Ideve Amerikane, një institut konservator.

“Nëse kjo është e mundur apo jo është një pyetje e vështirë, në varësi të asaj se ku qëndrojnë linjat e kuqe ruse.

Por në thelb kjo do të nënkuptonte një arkitekturë të re sigurie në Evropë”, përfundon ekspertja amerikane. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments