Këtë deklaratë Kurti e bëri në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, që u mbajt të hënën më 26 gusht, shkruan gazeta online Reporteri.net.
I pari i Qeverisë tha se e një nga format e para të ndihmës që Kosova i ofroi Ukrainës ishte programi i strehimit të gazetarëve, i cili i ka dhënë 18 gazetarëve ukrainas statusin e mbrojtjes së përkohshme, në mënyrë që ata të vazhdojnë punën e tyre.
Ai tha se në bashkëpunim me “MAT Kosova” (Trajnim për Veprim ndaj Minave), dhe EUCOM (Komanda Evropiane e SHBA), FSK ka trajnuar 140 ukrainas në fushën e deminimit.
“Përveç mbështetjes sonë për gazetarët ukrainas, ne kemi hequr përkohësisht regjimin e vizave për qytetarët ukrainas në përgjithësi dhe kemi hedhur bazat për strehimin e deri në 5000 refugjatëve nga konflikti. Ne kemi miratuar 13 paketa sanksionesh të BE-së kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe përfaqësuesve të tyre; dhe ne kemi mbështetur të gjitha sanksionet e SHBA-së kundër këtyre vendeve gjithashtu. Në bashkëpunim me “MAT Kosova” (Trajnim për Veprim ndaj Minave), dhe EUCOM (Komanda Evropiane e SHBA), FSK ka trajnuar 140 ukrainas në fushën e deminimit. Dhe së bashku, ne po ofrojmë trajnime për rekrutët ukrainas në taktikat luftarake. Deri më tani, 34,000 rekrutë janë trajnuar përmes këtij operacioni”, tregoi Kurti.
Kurti ka shtuar se gushtin e kaluar, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, qeveria e Kosovës iu bashkua zyrtarisht Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.
“Mesazhi im, në emër të popullit të Kosovës, është: Mos e humbni kurrë shpresën. Pavarësisht se sa të vështira mund të duken shanset, pavarësisht se sa zgjat lufta, vazhdoni të palëkundur në përpjekjet tuaja. Dhe unë besoj fuqimisht se aleatët tuaj në Evropë dhe në mbarë botën do të mbajnë gjithmonë anën tuaj, derisa fitorja të jetë përfundimisht – dhe me vendosmëri – e juaja”- përfundoi Kurti.Më 24.08.2024, për nder të ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar pritje për qytetarët ukrainas që punojnë e jetojnë në Kosovë, në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.