Gjatë ditës së djeshme në Kamnjan të Tetovës një fabrikë e djathit u përfshi nga zjarri. Nga zjarri u shkaktua dëm i madh por edhe një zjarrfikës u lëndua e pesë të tjerë u helmuan. Komandanti i njësisë kundër zjarrit tha se zjarr ka akoma, pasi materiali që është aty nuk shuhet me ujë.Brigada e Tetovës erdhi në vendngjarje, por më pas bëmë thirrje edhe brigadës së Shkupit, që të na dalin në ndihmë dhe po ashtu edhe firma private thirrëm me pompa. Kemi nga kjo ngjarje një zjarrfikës të lënduar lehtë, dhe kemi edhe të helmuar nga tymi pesë zjarrfikës, që u drejtuan pastaj në urgjencën e Tetovës. Kjo që shihni pas neve, shuarja bëhet sepse brenda fabrikës ka një lëndë djegëse që kërkon më shumë kohë për tu shuar. Andaj pronari ka sjell një ekskavator për të heq teneqet për ta shuar zjarrin me ekskavator sepse ka një lëndë djegëse brenda fabrikës e cila nuk shuhet me ujë”, tha Avni Ameti – shef i NJTKZ Tetovë.