1.7 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosovë / Policia e ashpër me shoferët që flasin në telefon gjatë...

Kosovë / Policia e ashpër me shoferët që flasin në telefon gjatë vozitjes, herën e parë dënohen 100 euro, të dytën 200

Policia e Kosovës në Gjilan Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim që për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, ka filluar me fushatë vetëdijësuese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Policia në kuadër të kësaj fushate vetëdijësuese ka treguar gjobat që marrin shoferët të cilët e përdorin telefonin gjatë drejtimit të makinës.

Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Dënohet me gjobë prej njëqind euro shoferi i cili për herë të parë vepron në kundërshtim me dispozitat të këtij ligji dhe i shqiptohet edhe një pikë negative.

Dënohet me gjobë prej dyqind euro shoferi i cili për herë të dytë vepron vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muaj si dhe dy pikë negative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments