Ministria e Financave e informon publikun se të dhënat në portalin “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër. Respektivisht, sektori kompetent i Ministrisë së Financave, së bashku me operatorin ekonomik të angazhuar për mirëmbajtjen e portalit punojnë për tejkalimin e problemit teknik që pengon qasjen në të dhënat e gjeneruara në portal.
Të dhënat që janë publikuar përmes portalit “Financa të hapura” si mjet i transparencës edhe më tutje do të jenë të qasshme për publikun. Publiku mund t’i kërkojë informacionet për realizimin e buxhetit, veçmas sipas institucioneve dhe transaksioneve të kryera.
Portali është promovuar për rritjen e transparencës së shpenzimit të mjeteve buxhetore. Të dhënat përditësohen rregullisht sipas dinamikës së përcaktuar të publikimit të kategorive të veçanta të të dhënave.