2.7 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKasami shpall planin për rrugët e Tetovës: 300 rrugë do të kenë...

Kasami shpall planin për rrugët e Tetovës: 300 rrugë do të kenë emra të rinj

Këshilli komunal i Tetovës votoi propozimin që të formohet një komision për ndryshimin e emrave të rrugëve.  Kasami thotë se ka një konsensus politik për  këtë komision. Sipas tij behët fjalë për 300 rrugë dhe se kësaj radhe emrat e rinj do të miratohen edhe nga Ministria e Transportit dhe nga Kadastra.E kemi mirëkuptimin e gjithë faktorëve politik e shoqëror për këtë çështje kaq të rëndësishme për qytetin tonë. Që nga ardhja ime në komunë, një nga problemet që e kemi trajtuar ka qenë edhe kaosi në emërtimin e rrugëve. Shumë rrugë e lagje në brendi të komunës së Tetovës kanë qenë pa emërime adekuate. Andaj ngritëm një grup pune tash e tre muaj më parë për identifikimin e rrugëve në Tetovë dhe si rezultat i kësaj, janë identifikuar afër 300 rrugë që janë pa emra, me numra apo emërtime të përkohshme që nuk janë konform ligjit. Në procedurë është edhe miratimi i një Ligji që parasheh obligimin e gjitha institucioneve që të përdorin emërtimet që i përcakton komuna”, tha Bilall Kasami.

Kasami thotë se disa emra në Tetovë tash më janë ndryshuar dhe shpreson që komisioni t’i merr parasysh.

“Unë mendoj se një pjesë e emrave janë ndryshuar dhe këto do merren parasysh nga komisioni. Lenini, Strasho Pinxhuri dhe disa emra të tjerë veç më janë ndryshuar dhe kanë emra të ri. Por me këtë vendim ne do bëjmë një proces gjithëpërfshirës të të gjithë Tetovës dhe të gjitha ato rrugë që janë identifikuar do të emërohen në një proces transparent”, tha Kasami.

Reaguan këshilltarët e opozitës. Liridon Disha nga grupi i këshilltarëve të BDI-së, tha se këtë gjë e ka kryer BDI që në kohën e Hazbi Likës, ndërsa kërkoi nga Kasami që të dëshmojë fuqinë në Qeveri dhe t’i miratojë këto emra.

“BDI i ka bërë tashmë ndryshimet e emrave të rrugëve, dhe ja edhe aktvendimi i këshillit me ndryshimet e emrave që në kohën e kreut Hazbi Lika dhe Resi Abdurahmani. Tash e ka shansin qeveria e re VLEN-VMRO, ta implementojnë këtë që është bërë që në vitin 2006. Kjo është arritur me konsensus mes maqedonasve dhe shqiptareve ku ka emra me rilindësit tonë e ata maqedonas në bashkëpunim me të dyja palët”, deklaroi Liridon Dsha, këshilltar komunal, BDI.

Ndryshe rrugët e Tetovës ende mbajnë emra të sistemit komunist si: Lenini, Marshall Tito, JNA, Strasho Pinxhur, Kiril Pejçinoviq, 29Nëtori, Bllagoja Toska e tj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments