3.9 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Në 2027 mirëpresim samitin e NATO-s

Edi Rama: Në 2027 mirëpresim samitin e NATO-s

Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Kështu tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë.Shqipëria vitin tjetër do të mikpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më pare”, tha Rama.

Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e Ambasadorëve, e cila nisi sot punimet në Tiranë.

Në konferencën, e cila do të zhvillohet deri në 28 gusht, përveç kryeministrit Rama, marrin pjesë ambasadorë, krerë të posteve konsullore, si dhe janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments