14.6 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeMickoski: Me zgjerimin e ri të listës pozitive të barnave, do të...

Mickoski: Me zgjerimin e ri të listës pozitive të barnave, do të kursehen miliona euro para të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për zgjerimin e listës pozitive të barnave me nëntë xhenerikë të rinj, tha se ajo duhet të zbatohet dhe aplikohet sa më shpejt.

“Nga ajo që më tha ministri i Shëndetësisë gati një javë më parë në një aktivitet tjetër në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive është se pas një kohe të gjatë Fondi i Shëndetësisë më në fund e zgjeroi listën dhe shtoi nëntë xhenerikë të rinj që janë shumë të rëndësishëm për pacientët, po ashtu do të kursehen miliona euro nga paratë e qytetarëve dhe ato para do të mbeten në kuletat e qytetarëve”, sqaroi Kryeministri Mickoski dhe shtoi se e njëjta duhet të fillojë të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe sa më parë gjithçka duhet që të fillojë dhe të zbatohet dhe implementohet ”, tha Kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments