11.4 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV, nëntë ilaçe të reja u futën në listën pozitive.Lista pozitive e...

RMV, nëntë ilaçe të reja u futën në listën pozitive.Lista pozitive e plotësuar me barna për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit…

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari bëri të ditur se nëntë barna po bëhen pjesë e listës pozitive. Sipas ministrit, bëhet fjalë për nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga mbi 87 ilaçe, mes tyre ato për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën.“Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Mes tyre janë barnat për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën”, shpjegoi Taravari.

Me shumë mundësi, siç tha ai, zgjidhen për t’u futur në listë ato barna për të cilat pacientët kanë nevojë në përditshmëri.

Ai sqaroi se në proces janë angazhuar ekspertë të cilët kanë punuar në disa ndryshime ligjore, duke hartuar një rregullore të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

Ai theksoi se ky është vetëm fillimi i procesit të zgjerimit të listës pozitive.

Ministri u bëri thirrje të gjitha kompanive farmaceutike që të vazhdojnë me aplikimet për vendosjen e barnave të reja në listën pozitive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments