7.5 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni“Destabilizimi” arriti në ShBA-të / Mucunski: Platforma e BDI-së është përpjekje për...

“Destabilizimi” arriti në ShBA-të / Mucunski: Platforma e BDI-së është përpjekje për destabilizim politik

I pyetur për pohimet e kryeministrit Hristijan Mickoski se për vjeshtën po përgatitet destabilizimi i vendit, nga Stejt Departamenti Amerikan u përgjigjën se janë në komunikim të vazhdueshëm me qeveritarët. Megjithatë, nuk ka një përgjigje konkrete nëse pikërisht kjo çështje është ngritur në bisedat e autoriteteve vendase me diplomatët amerikanë.

Kryeministri Hristijan Mickoski një kohë më parë deklaroi se kryesia e BDI-së po bën plan për destabilizimin e shtetit për të mbrojtur kapitalin e përfituar. Më pas, pa përmendur emra, ai gjithashtu përmendi se ish-zyrtarët e lartë të qeverisë po përpiqen të provokojnë një konflikt ndëretnik.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mutsunski, në një intervistë televizive tha se shpreson se nuk do të ketë destabilizim të sigurisë, por ka theksuar se ka destabilizim politik dhe skenarë të rrezikshëm të BDI-së, të mbështetura nga LSDM. Në këtë drejtim, ai tha se platforma politike për legjitimitetin e BDI-së është pamflet për krijimin e destabilizimit të brendshëm dhe mosbesimit në institucione.

Dje Kreshnik Bekteshi nga BDI, në DailyClick të TV21, tha se qëllimi përfundimtar i Platformës së Frontit Europian dhe BDI-së do të jetë barazia e plotë dhe mos lejimi i injorimit dhe shkeljes flagrante të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Ai siguron se BDI-ja nuk ka pretendime për rajonizim apo kantonizim të Maqedonisë, por, siç shton, nuk mund të rrinë duarkryq para qëndrimit injorant dhe degradimit të shqiptarëve në Maqedoni. Bekteshi nuk përjashtoi mundësinë e protestave për realizimin e synimeve të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments