Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media pasditen e sotme ka folur edhe në lidhje me deklaratën e Sllavjanka Petrovskës nga LSDM, e cila kjo e fundit në rrjetin social Facebook shkruajti se prapa përleshjeve me armë në Hasanbeg qëndron Boris Mutkov-Fantom, njeriu i afërm me Mickoskin.
Kryeministri Mickoski tha se është konsultuar me ekipin e tij të drejtësisë dhe se do të ngrej padi kundër Petrovskës në lidhje me deklaratat e saja.
“Me keqardhje e lexova statusin e saj, nuk është hera e parë që zonja Sllavjanka Petrovska e lidh rastin për të më goditur mua dhe familjen time në një mënyrë kaq të poshtër, me shumë gënjeshtra, trillime e konstruksione. Ajo për fatin tim të keq, në mënyrë monstruoze me akuzon. Nuk dua të hy në thellësi, e lë në ndërgjegjen e saj, nuk dua të hy ne thellësinë e mendimit të saj çka ka publikuar. U konsultova me ekipin tim të drejtësisë dhe do të ngrej padi për shkak se dua që organet, dëshiroj që gjyqi të zbardh rastin dhe të shoh se çfarë dëshmishë ka zonja Petrovska, se unë kam porositur vrasje, gjithsesi unë kam familje, familja ime funksionon në qytet dhe nuk dëshiroj që të ndodhen në situat të papërshtatshme”.