LSDM në një kumtesë për media thotë se “VMRO DPMNE”-ja me ditë të tëra po mundohet që përgjegjësinë për arratisjen e Blerim Ramadanit t’ia kalojë në organet e drejtësisë”
“Sa i përket gjyqtarit Pajaziti, për të cilin VMRO DPMNE prej ditësh kërkon zëvendësimin e tij, sipas informacioneve zyrtare, ai është zgjedhur në kohën e koalicionit të famshëm VMRO DPMNE dhe BDI. Sipas informacioneve zyrtare, Pajaziti është zgjedhur gjyqtar më 2 janar 2013″.
“VMRO DPMNE në vend që të heqë përgjegjësinë në tërë këtë rast, duhet ta shkarkojë Toshkovskin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme sa më parë, sepse përgjegjësia për arratisjen është e tij. Së paku, kërkojmë nga MPB-ja që të dalë me një raport se kush e ka lejuar Ramadanin të arratiset në një periudhë kaq të shkurtër kohore pa u siguruar në mënyrë adekuate. Është më se e qartë se Ministria e Punëve të Brendshme luan një rol kyç në arratisjen e tij të pakuptimtë dhe kjo do të dihet shumë shpejt”, thonë nga LSDM.