Zjarrfikësit vazhdojnë të mbeten në terren tashmë prej më shumë se një muaj për shkak të zjarreve që kanë kapluar Maqedoninë e Veriut.
12 zjarre, siç raportojnë mediat , janë ende aktive.
Për situatën shqetësuese me zjarret foli edhe presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.Ajo vlerëson se për menaxhimin e zjarreve duhet bërë ndryshime në ligjin për menaxhimin e krizave, madje duhet bërë edhe ligj për gjendje të jashtëzakonshme.
Teza ime është se duhet që sistematikisht të qasemi ndaj problemit, e dimë se secilën verë në masë më të madhe apo më të vogël na presin zjarret, madje mendoj se duhet ndryshime në ligj, pasi që ne kemi Ligj për Menaxhimin e Krizave. Ne në Kushtetutë kemi edhe gjendje të jashtëzakonshme, por nuk kemi Ligj për gjendje të jashtëzakonshme”, tha presidentja.
Sipas saj tërë vitin duhet për përgatitje për muajin korrik dhe gusht, që më lehtë të menaxhohet kriza me zjarret.