14 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeZëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë Arben Fetai / E vetmja...

Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë Arben Fetai / E vetmja e mirë nga kjo është që Ixhet Memeti, “për një kohë nuk do të marrë ryshfet derisa është i suspenduar”.

Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, u deklarua me koment për anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe ish- Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, i cili e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. të udhëhequr nga Islam Abazi.

Memeti pranoi dënimin me burgim me kusht prej një viti dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit për një periudhë prej tre vjetësh për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Ai thotë se “Prokurori i BDI-së, Islam Abazi, ka kërkuar 1 vit dënim me kusht për prokurorin tjetër të BDI-së, Ixhet Memeti, i cili u kap duke pranuar ryshfet prej 10 mijë eurosh për të ndikuar në uljen e dënimit të një politikani të akuzuar për trafik droge.

Ndër të tjera, Fetai thotë se këto raste i referohen “nevojës për reforma rrënjësore, ku nuk do të ketë më vend për prokurorë të këtij lloji”.

“Prandaj jemi në një situatë ku vetëm 2 për qind e qytetarëve besojnë në sistemin e drejtësisë. Prokuroria dhe drejtësia kanë nevojë për reforma rrënjësore, vetting dhe një fillim të ri, ku nuk do të ketë më vend për prokurorë të këtij lloji, të korruptuar dhe të ndikuar nga politika dhe kartelet e drogës”, tha Fetai.

Marrëveshjen me Memetin, Fetai e ka komentuar si tronditëse dhe se e vetmja e mirë nga kjo është se “për një kohë nuk do të marrë ryshfet derisa është i suspenduar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments